Politike
Ndërtimet në Tiranë/ Bardhi: Po pastrohen paratë e krimit
Gazment Bardhi ka mbështetur propozimin e deputetes Jorida Tabaku lidhur me kontrollin e financave në ndërtim.
Bardhi ka thënë se me ndërtimet në Tiranë po pastrohen paratë e krimit të organizuar. Duke u ndalur tek komentet e bëra nga Pandeli Majko si edhe Fatmir Xhafaj në Komisionin e Ligjeve, të cilët u shprehën se qëllimi është i mirë, por sipas tyre duhet parë në një këndvështrim më të gjerë, Bardhi tha se nëse nuk ka propozime të tjera, atëherë duhet të votohet propozimi i Tabakut.
“Nëse jeni dakord me qëllimin për të luftuar pastrimin e parave, kjo iniciativë e koleges Tabaku ka 6 muaj që është depozituar, dhe ne duhet ta përgëzojmë kolegen që ka ndërmarrë këtë iniciativë. Lufta kundër pastrimit të parave nuk duhet të jetë shqetësim partiak, ky duhet të jetë shqetësim qytetarë I secilit prej nesh. Do duhet të marrim masa për pastrimin e parave, unë mendoj që po. A ka sjell një propozim kolegia Tabaku për këtë? Po. Bëni shtesat që doni, amendamentet, ti diskutojmë dhe ta votojmë”, tha ai.
Reagimi:
në gjykoj që nuk duhet të fshihemi pas fjalëve të bukura për të thënë na pëlqen qëllimi i ligjit, por kjo nuk bëhet kështu. Nëse jeni dakord me qëllimin e ligjit të propozuar nga deputetja Tabaku , bëni amendamente se çfarë duhet rregulluar, bëni plotësimet që dëshironi, shmangi shqetësimet që keni, por s’keni pse fshiheni duke thënë na pëlqen qëllimi se është shumë i mirë, por ne nuk e miratojmë dot këtë ligjin. Pse e quani ju mekanizimin e propozuar nga kolegia si të gabuar?
Pse është i gabuar se mbijnë kullat në mes të Tiranës, nuk dihet kush i financon, dhe ju këtu thoni nuk bën pastrim parash ai që ndërton, por vetëm ai që blenë. Jo, pastrim parash mund të bëjë edhe ai që ndërton, kur nuk i dihet financimi, edhe ai që blenë. Ka trafikant droge që kanë pronotuar nga 7 kate në qendër të Tiranës dhe ne rrimë këtu bëjmë serish dhe themi nuk kemi çfarë të bëjmë ne se e ka Drejtoria kundër Pastrimit të Parave. Po ta kishte Drejtoria kundër pastrimit të parave, shkojë ti ndjekë paratë, sepse ka ardhur këtu Prokurori i Përgjithshëm dhe thotë që me ndërtimet në Tiranë po pastrohen para të pista dhe s’kemi çfarë të bëjmë se kemi mungesë informacioni, nuk dimë çfarë po ndodh, nuk dimë kush po investon.
Nëse jeni dakord me qëllimin për të luftuar pastrimin e parave, kjo iniciativë e koleges Tabaku ka 6 muaj që është depozituar, dhe ne duhet ta përgëzojmë kolegen që ka ndërmarrë këtë iniciativë. Lufta kundër pastrimit të parave nuk duhet të jetë shqetësim partiak, ky duhet të jetë shqetësim qytetarë I secilit prej nesh. Do duhet të marrim masa për pastrimin e parave, unë mendoj që po. A ka sjell një propozim kolegia Tabaku për këtë, po. Bëni shtesat që doni, amendamentet, ti diskutojmë dhe ta votojmë.
Kemi problemin e emigrantëve që punojnë me ndershmëri dhe vijnë këtu për të investuar, hajde e rregullojmë sesi shmangen ato nga ky kontroll, edhe pse secili qytetarë, përfshirë edhe ato duhet ti nënshtrohen ligjshmërisë së të ardhurave të tyre. Megjithatë, iniciativa siç thuhet edhe në relacionin shoqërues, nuk ka si qëllim këtë kategori, por ndërtuesit e Kullave apo ato që ndërtojnë për qëllime fitime. Propozoni amendamente, mos flisni fjalë të bukura, qëllimi I mirë, por ne nuk e votojmë. Nëse nuk keni propozime, të votojmë këtë që është propozuar nga kolegia Tabaku. Çfarë qëndrimi është ky i juaji që të shtyjmë çdo iniciativë të deputetëve të opozitës, ndërkohë që votoni me vrap çdo ligj që sjell Qeveria.
Sipas propozimit të deputetes së PD në nenin 42 bëhen shtesat me përmbajtje si më poshtë:
Në pikën 2, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia e dytë:
Krahas deklaratës, subjekti ka detyrimin që të paraqesë një raport të detajuar të të ardhurave. Raporti duhet të përmbajë totalin e vlerës së investimit të kryer dhe totalin e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit, të specifikuar sipas zërave të përshkruar në nenin 43, pika 2/1 të këtij ligji. Subjekti ka detyrimin të justifikojë burimin e ligjshëm të të ardhurave.
Pas pikës 2, shtohet pika 2/1:
2/1. Në rast se subjekti nuk arrin të provojë burimin e ligjshëm të të ardhurave për një pjesë apo për të gjithë ndërtimin e realizuar, autoriteti përgjegjës vendos konfiskimin e ndërtimit në raport me pjesën që rezulton e pajustifikuar me burime të ligjshme. Në këtë rast, autoriteti përgjegjës mund të lëshojë certifikatën e përdorimit vetëm për atë pjesë të ndërtimit që rezulton e justifikuar me burime të ligjshme. Në përcaktimin e pjesëve që konfiskohen dhe ato për të cilat lëshohet certifikata e përdorimit, autoriteti merr parasysh të drejtat e fituara nga palët e treta me mirëbesim.
Neni 3
Në nenin 43, pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me përmbajtje si më poshtë:
2/1. Aplikimi për leje ndërtimi duhet të përmbajë detyrimisht një raport të të detajuar të të gjitha të ardhurave që do të përdoren për realizimin e projektit. Raporti duhet të përmbajë në mënyrë të detajuar totalin e vlerës së investimit të planifikuar për realizimin e projektit, të ardhurat e disponueshme të subjektit, të ardhurat që do të sigurohen nga huatë, kreditë bankare, kontratat e shitjeve, kontratat e shkëmbimit dhe nga burime të tjera, me kusht që ligjshmëria e këtyre të ardhurave të provohet përpara lëshimit të certifikatës së përdorimit, sipas nenit 42, pika 2 të këtij ligji.