Sport
Ndeshja Serbi-Zvicër më tepër se futboll
Djemtë e Brazilit të trainerit Tite tashmë janë kualifikuar për në raundin e 16-të të Kupës së Botës pas fitoreve ndaj Serbisë në debutimin e tyre dhe ndaj Zvicrës në ditën e dytë. Ata duhet të dalin në fushë me një rokadë të madhe për t’u dhënë minuta atyre që nuk kanë luajtur ende, si pershembull Dani Alves.
Nga ana tjetër Kombëtarja afrikane është e detyruar të fitojë për të shpresuar në kualifikim, pas pikës së shënuar në dy ndeshjet e para.
Dueli Serbi-Zvicër nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, duke pasur parasysh praninë e lojtarëve me origjinë kosovare në radhët e ‘Kryqit të Kuq’ si Xhaka dhe Shaqiri, teksa Serbia duhet të fitojë nëse dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë
Tani ose kurrë Uruguai duhet të mundë Ganën nëse dëshiron të kalojë në fazën eliminatore. Lojtarët e kalibrit të Luis Suarez, Edinson Cavani dhe Darwin Nunez shpresojnë të bëjnë mirë në këtë kompeticion, por nuk ka mbaruar ende.
Me pak fjalë, gjithçka është e hapur në grupin H, ku të 4 skuadrat ende mund të kualifikohen, Portugalia padyshim është favorite pasi fitoi dy ndeshjet e para dhe do luajnë kundër Koresë së Jugut.