Sport
Ndëshkohet Shqipëria, Suedia shënon golin e avantazhit
Në fillim të pjesës së dytë Suedia ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 62.
Një krosim i bukur i Dejan Kulusevski është kapur bukur me kokë nga “bomberi”, Gustaf Nilsson, i cili me një goditje të lehtë dërgon topin në pas shpatullave, të Thomas Strakoshës. Rezultati shkon në 1 me 0.
Nga ora 19:00 ka nisur ndeshja Suedi-Shqipëri, një tjetër test miqësor për kuqezinjtë para Euro 2024.