Kosova
Ndihemi të kërcënuar nga Qeveria Kurti/ Flasin serbët e Kosovës
Përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb të Kosovës, gjatë një diskutimi të hapur në Washington, organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit të Atlantikut, ku morën pjesë edhe ekspertë dhe ish-diplomatë amerikanë, akuzuan qeverinë Kurti për thyerje të besimit mes dy komuniteteve, besim që, sipas tyre, u ndërtua me shumë vështirësi gjatë asaj që ata e quajnë periudha e artë në marrëdhëniet mes tyre, në vitet 2013-2015. Gjatë kësaj periudhe, Kosova dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pjesë e të cilave ishte edhe zotimi për ngritjen e asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Anëtarë të komunitetit serb në Kosovë tha se gjatë dy viteve të fundit janë ndjerë të përjashtuar e kërcënuar dhe për këtë fajësuan qeverinë e kryeministrit Kurti.
Siupas tyre, problem kryesor për serbët e Kosovës vazhdon të jetë prania e forcave speciale në veri të vendit, megjithë angazhimin rishtazi të qeverisë për të tërhequr një pjesë të tyre.
Javën e kaluar qeveria e Kosovës, ra dakord të reduktojë me 25 për qind numrin e forcave speciale të vendosura rreth ndërtesave të komunave në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen me gjasë në vjeshtën e këtij viti.