Kosova
NDIHMA PER KOSOVEN/ Eksperti amerikan tregon detaje nga marrëveshja Francë-Serbi
Armatosja e Serbisë po shihet si një kërcënim për Kosovën. Kjo pasi kërcënimet e Serbisë nuk kanë të ndaluar. Njihen tashmë shumë raste kur Serbia ka organizuar sulme terroriste e ka kërcënuar Kosovën e qytetarët e saj. Së fundi Serbia ka blerë nga Franca, shteti mik i saj 12 avionë luftarakë Rafale në vlerën 2.7 miliardë euro.
Ne lidhje me keto, profesori amerikan Alon Ben-Meir tha se Serbia tradicionalisht është mbështetur më shumë në pajisjet ushtarake ruse dhe se marrëveshja me Francen përfaqëson një ndryshim drejt blerjes së teknologjisë ushtarake perëndimore.
Ai tha po ashtu se vlen të përmendet se Serbia vetë është një eksportues i rëndësishëm i armëve, me raporte që tregojnë se ka eksportuar municion me vlerë rreth 800 milionë euro në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022.
“Është e rëndësishme të theksohet se edhe nëse Kosova bën një koncesion dhe lejon krijimin e Asociacionit të Komunave, kjo në vetvete nuk do të mjaftojë për ta pranuar Kosovën në BE. Duhet të kujtojmë se BE-ja e ka kushtëzuar pranimin e Kosovës me njohjen reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjë që ende nuk ka ndodhur. Përveç kësaj, pesë shtete anëtare të BE-së, Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia, nuk e njohin Kosovën. Kosova nuk mund të pranohet në BE pa njohjen e tyre, pasi të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet unanimisht të bien dakord para se një vend i ri të pranohet në BE”, theksoi Ben Meir