Kronike
Ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit
LEZHË- Teksa po heton për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. policia zbuloi se në arratinë e tij në vend të paditur, e ka ndihmuar një agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, tashmë i arrestuar. Jeton Lami 28 vjeç nga Tirana është lënë në masë arresti me burg nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, masë e caktuar më 23 gusht. I arrestuari është punonjës policie, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Kurbinit i ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinaj se kanë humbur prej disa kohësh cdo kontakt me të. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari duke qenë punonjës policie ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Pra, Jeton Lami përveçse ka mbajtur kontakte me të shumëkërkuarin edhe është bërë shofer i tij duke e ndihmuar në arrati. Dëshmia e tij pritet të jetë kyçe për të zbuluar vendndodhjen e Ervis Martinajt.
Lajm ne perditesim…