Connect with us

Kronike

Ndihmuan atentatorët e ish prokurorit Ndoja, SPAK urdhër arreste

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj duket se ka qenë i mirëorganizuar pasi të përfshirë kanë qenë edhe anëtarë të bandës së Durrësit. Burime për ntv.al bëjnë me dije se janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj dhe Marsel Decka, për të cilët u lëshuan urdhër arreste nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Emrat e tyre dolën nga një bashkëpunëtor i drejtësisë që dyshohet të jetë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se anëtarët e bandës së Durrësit siguruan kushte dhe mjete për atentatin.

Urdhër arrestet u lëshuan pas operacionit  ditën e djeshme në banesën e Ramazan Rrajës. Nga 5 emrat, vendimi u ekzekutua për Akil Nerjakun që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës. Plarent Dervishaj rezulton në kërkim për një tjetër çështje, ndërsa dyshohet se ndodhet në Dubai. 3 emrat e tjerë nuk dihet ende se ku ndodhen.

SPAK dje urdhëroi edhe shoqërimin e Ramazan Rrajës, por gjatë kontrollit nuk u gjet në banesë. SPAK akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Nwn akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.

SPAK lëshoi sot urdhër arresti për të, kush është Bashkim Haxhia, i shpëtoi super atentatit në 2019-n! I dënuar për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge

Një prej personave për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër arrest është edhe Bashkim Haxhia. Ai është një personazheve më të njohur të botës së krimi. Ai ka qenë njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj tij, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçe, të cilit i shpëtoi mrekullisht.

Haxhia ndërkohë njihet si pjesë e grupit famëkeq  të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, si edhe anëtar i bandës së Durrësit.

Haxhia është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim  me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje. Ai po ashtu është hetuar nga drejtësia e vendeve fqinje, me akuzën për shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni

Sot 5 urdhër arrestet nga SPAK për emrat e njohur të botës së krimit, si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

SPAK lëshoi 5 urdhër arreste për emrat e njohur të botës së krimit që dyshohet se kanë gisht në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit u bë atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, morën trajtim në spitalin e Durrësit dhe nuk morën lëndime që i rrezikonin jetën. Nën akuzë për atentatin ndaj ish prokurorit janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.

Kush është Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës! U arrestua në Dubai por u la i lirë, në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames

1674206287_jhgj.pngPlarent Dervishaj, anëtari i bandës së Durrësit, ka një tjetër urdhër arresti nga dita e sotme. Ai është në kërkim edhe për vrasjen e Vajdin Lames. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit

Atentati ndaj Arjan Ndoj, 5 emrat e botës së krimit për të cilët u lëshua urdhër arresti nga SPAK dyshohet se siguruan mjete për vrasjen

1674207180_arjanndoja.JPGEmrat e njohur të botës së krimit për të cilët u lëshua masë arresti pas operacionit në banesën e Ramazan Rrajës janë Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj, Marsel Decka dhe Akil Nerjaku. Ata dyshohet të kenë gisht në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndojës pasi siguruan kushte dhe mjete për vrasjen.

Kush është Akil Nerjaku që u arrestua gjatë kontrollit në banesën e Rrajës, si i shpëtoi atentatit me snajper në 2022

Akil Nerjaku, i cili  vu në pranga ditën e djeshme gjatë kontrollit të banesës së Ramazan Rrajës, ishte shënjestër e një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, por që arriti t’i shpëtojë pa lëndime. Rreth orës 12:00 të 12 shtatori në lagjen numër 13 në rrugën ‘Pavarësia’ u qëllua një herë me snajper në drejtim të një automjeti në pronësi të një 52-vjeçari me banim në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend ku ishte parkuar makina, ishte duke lëvizur me automjet Mercedez Benz një person me precedentë të theksuar kriminal, Akil Nerjaku që ishte nën shoqërinë e nipi i një ish-ministri të Partisë së Lirisë.

Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku, i shpëtoi atentatit me snajper në Durrës më 12 shtator 2022

1674203889_ca4fdb613554463ea4d88aa3bf300f0d1.jpgAkil Nerjaku, i njohur si i përfshirë i bandës së Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK gjatë ditës së djeshme kur u ushtrua kontroll në banesën e Ramazan Rrajës. Nerjaku ishte shënjestra e një atentati me snajper në Durrës në shtator të vitit 2022 që nuk la asnjë të lënduar.

Kronike

Të groposura ose në kasaforta, si u gjetën milionat e eurove të grupeve kriminale

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit, ku u nxorën të paktën 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Sipas burimeve nga vetë SPAK, bëhet me dije se megaoperacioni ka zgjatur për rreth 20 orë dhe është shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Nga këto urdhër-arreste deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre, 14 prej të cilave në Shqipëri dhe të tjerat jashtë vendit.

Po ashtu bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 50 objekte banimi, përfshi ato të Avdylajve në Shijak, Bamëve në Nikël, klanit Duka në Tiranë dhe të Fatmir Hysenit në Vlorë.

Nga operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro kesh, një sasi e madhe orash të shtrenjta me vlerë rreth 500 mijë euro e automjete të blinduara me vlerë rreth 500 mijë euro. Vlera totale e parave, makinave dhe sendeve me vlerë të sekuestruara shkon në rreth 4.5 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se nga fotot e operacionit, sasia e madhe e parave është kapur një pjesë e tyre të groposura në fuçi, ndërkohë që pjesa tjetër në kasaforta brenda banesave të bastisura nga forcat speciale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

Continue Reading

Kronike

Detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë: Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin.

Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Continue Reading

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, u dënua me 4.6 vite për at*entatin ndaj Enrik Metës

    

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Policia e Shtetit, e ka konsideruar  si një vrasës me pagesë, por Xheçuka nuk u bw e mundur të arrestoheej nga RENEA, për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbëritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK, pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë.

Por që nga momenti kur kanë ndodhur këto ngjarje, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzione të qarta, se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit.

Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga Prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vite njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje, prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 viite heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre, është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm, gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë, tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka, është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40-vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli, duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit, ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për t’u gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz.

Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi, duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia, por sërish atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK.

Continue Reading

Kronike

Operacioni i SPAK, zbardhet identiteti i 9 të arrestuarve që kanë dalë para GJKKO-së

Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër  të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave që kanë dalë sot para gjykatës ndërsa tre prej tyre janë dënuar në burg.

Të arrestuarit në lidhje me operacionin e SPAK janë Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. Mësohet se Bajrajtari, Basho dhe Laçi janë të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë.

Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

Continue Reading

Kronike

E denoncoi më 7 maj/ Fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bashkëshorti ta vr*iste: Më ruan me…

Mediat greke, vijojnë historinë tragjike të shqiptares së vrarë Enkelejda Denaj, në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj.

Enkelejda Denaj, e cila u masakrua me thikë, ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje,

Raporti mjeko-ligjor i trupit të vlonjates, përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17-vjeç dhe të dy lanë Vlorën, për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha”, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në “Facebook” e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit, që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Vetëm 4 orë para vrasjes, ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi, duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët, familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash.

Të hënën në 20 maj, shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING