Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Gentian Bejtjës/ Në banesë e pranishme vetëm e ëma, ja ku ndodheshin familjarët

Atentatorët duket se e kanë ndjekur këmba këmbës Gentian Bejtjan dhe pas shumë përpjekjeve, sot kanë arritur ta eliminojnë atë.

Ai u vra në pjesën e brendshme të banesës së tij, ndërsa e pranishme ka qenë vetëm e ëma, pasi familjarët e tjerë i ka jashtë vendit.

Edhe vetë Bejtja kishte kërkuar më herët azil në Norvegji fillimisht dhe më pas në Suedi, por kërkesat e tij ishin refuzuar.

Kronike

E rëndë/ Motori përplas të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lungomares. Një motor ka përplasur një të moshuar teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjeksësore.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të të rastit.

Continue Reading

Kronike

Vetëvr*asjen e Almës dhe tre fëmijëve/ Kukulla e fëmijës ndryshon pistën e hetimit, çfarë ndodhi?

Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës, për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës, sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit, e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna, zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës, gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën, e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në, nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe, të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit, u gjet edhe trupi i djalit 4-vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi, u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër, apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë, kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re.

Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj, ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure, në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg, dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla, erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë.

Deri më tani, nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës, apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Po ashtu, të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin, duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar, që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së, nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet, për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij, i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzar për dhunë në familje dhe tradhti.

Continue Reading

Kronike

Mbytja e Almës me fëmijët/ -Bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës

Pas tragjedisë në Shkodër, ku Alma Arrazi i dha fund jetës duke u mbtur së bashku me tre fëmijët e mitur në lumin Buna, në media qarkulluan raportime se bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi kishte qenë i lidhur me grupe kriminale në Shkodër.

Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës së saj bashkëshortore, ku thotë se Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës. Por sa të vërteta janë këto akuza apo pretendime mbi keqtrajtimin që kunati i saj i bënte motrës, kjo mbetet pjesë e një hetimi të thelluar.

Ku tashmë Ergdys Arrazi është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës në akuzën për ‘Shkaktim të vetëvrasjes’ që në rastin më maksimal vlerësohet në një dënim prej 7 vitesh heqje lirie. Prokuroria do të duhet të shikojë edhe për rrethana të tjera që kanë lidhje me ngjarjen. E cila duhet thënë se zhvillohet edhe më së shumti gjatë kohës që në banesën e përbashkët kthehet nga burgimi, Edison Arrazi, vëllai i Ergdys Arrazit. Një pistë e cila mund të përjashtohet, por që nuk mund të lihet asesi jashtë vëmendjes edhe për shkak të rekordeve kriminale që mbartin me vete dy vëllezërit.

Dhe sidomos pyetjes cila është e shkuara e 31-vjeçarit, Ergdys Arrazi, babait dhe bashkëshorti i cili sot mbahet i ndaluar në masën e sigurimit me burg për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre? Cilat janë ngjarjet ku ai është përfshirë? Emri i Ergdys Arrazit për herë të parë, u bë i  njohur për opinionin publik në vitin 2021. Në atë kohë, vëllai i tij Edison Arrazi, u ndalua nga Policia e Shkodrës, si i lidhur me vrasjen në këtë qytet të Endri Mustafës. Viktima ishte një fajdexhi i njohur, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve më datë 17 Maj 2021, vetëm pak metra larg banesës së tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë, dhe dy të tjerë në trup. 32-vjeçari, babai i tre fëmijëve, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja e tij.

Ku familja Mustafa, ndryshe nga hetimet e prokurorisë, që zbuluan si urdhërues të vrasjes Ibrahim Licin, dhe si ekzekutues Ergys Maljan, hodhi akuza të forta ndaj vëllezërve Arrazi dhe midis tyre edhe Ergdysit, të cilët sipas tyre ishin vrasësit e vërtetë të njeriut të tyre, të paguar nga Astmer Bilali, një tjetër i fortë në Shkodër.

Këtij versioni, nëna e viktimës, në këtë rast Endri Mustafës, i qëndroi edhe në vazhdim, ku tha se bashkë me Ergys Maljan, në ekzekutim kishin marrë pjesë edhe vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. “Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija.

Nëna e Endri Mustafës tha më tej se djali i saj kishte shumë shoqëri me vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi, të cilët ishin edhe njohje e Astmer Bilalit, që njihet si një person i rrezikshëm në Kiras. Por nëna e Endri Mustafës, nuk dha ndonjë mendim të qenësishëm pse ajo mendonte që vrasësi i të birit ishte Astmer Bilali, dhe jo Ibrahim Lici, siç tregoi për hetuesit, Ergys Malja.

Endri ka punuar që 18 vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo.  Grupi hetues, pyeti si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen edhe shtetasin Edison Arrazi, i cili akuzohej direkt nga nëna e Endri Mustafës, si vrasës i të birit. Por ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, duke nxjerrë alibi faktin që atë mbrëmje kishte qenë në banesën e tij.

Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore.

Të njëjtin qëndrim me vëllain e tij, mbajti edhe Ergdys Arrazi, i cili jashtë Gjykatës së Shkodrës, tha se vëllai i tij Edisoni, natën kur Endri Mustafa mendohet se është ekzekutuar ka qenë në banesë.  Ndërsa droga që thuhet se iu gjet atij në banesë, sipas Ergdysit në fakt u gjet magazinë që është larg banesës së tyre. “Vëllai im nuk ka lidhje me atë vrasje, as me drogën që policia thotë se ka gjetur. Atë natë ai ka qenë në banesë dhe nuk ka lëvizur që aty”, thotë Ergdys Arrazi. Vetëm disa kohë pasi u ndalua nga policia Edison Arrazi u cilësua nga drejtësia i pastër në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës. Por ai vuajti dënimin në Burgun e Fushë-Krujës, për sasinë e drogës së gjetur në banesës gjatë kontrollit.

Ndërkohë që grupi hetues krijoi besimin e arsyeshëm se organizator dhe vrasës i Endri Mustafës, ishte Ibrahim Lici, i cili thuhet se pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, Ergys Maljan, kjo e konfirmuar sipas grupit hetues edhe nga provat biologjike të gjetura në vendngjarje. Por për t’iu kthyer ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së Almës dhe tre fëmijëve të saj, a mund të mbyllet këtu kjo histori pa një hetim të thelluar. Një klithmë për ndihmë ku shoqëria ka rolin e vetë të munguar. Ku mësuesit nuk bëjnë rolin e tyre në shkolla. Ku psikologët  nuk janë të aftë të kuptojnë problematikat që sjell një fëmijë nga familja e tyre. Ku roli i shërbimit social është i padukshëm. Apo ku policia mbështet të fortët dhe roli I tyre në terren është ekzistent. A do jetë rasti i Almës dhe tri fëmijëve të saj, momenti kur si shoqëri do të duhet të ndalemi dhe ti bëjmë pyetje vetes, ku po shkojmë? Sepse akti i Almës nuk ishte një ndëshkim për bashkëshortin e saj, por edhe për një shoqëri që nuk denjoi të dëgjojë klithmën e saj për ndihmën. Dhe këtu ndoshta duhet të ndihemi të gjithë fajtorë nga i pari te i fundit. Dhe të mos fusim kokën në rërë si struci, port të mendojmë për krizën e thellë të amoralitetit ku kemi hyrë si shoqëri.

Emisioni “Në Shënjestër”

Continue Reading

Kronike

Shëngjin, punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën

Nje punetor ndertimi ka gjetur vdekjen teksa po punonte ne nje objekt ne shengjin.

Ai ka rene mga lartesia dhe si pasoje e plageve te marra nuk ka mundur te mbijetoje.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me kete aksident ne pune qe i moti jeten punetorit, i cili nuk eshte identifikuar ende.

Continue Reading

Kronike

Cërrik/ 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, vihet në pranga

CËRRIK– Një 76-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ai është përplasur teksa ecte në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, nga një mjet tip Audi.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 8 maj, ndërsa mjeti drejtohej nga një 28-vjeçar, i cili është vënë në pranga.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING