Connect with us

Bota

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor/ Plenkoviç: Situata të diskutohet në…

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar mbështetjen e plotë për integrimin në BE të vendeve të Evropës juglindore, përfshirë edhe Ukrainën. Në një intervistë për France24 Plenkoviç tha se situata që mbizotëron aktualisht në rajon, duhet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian.

Sipas tij, në kohën kur disa shtete të Ballkanit shoqërohen me protesta të mëdha dhe kur ndikimi rus është i pranishëm, ekziston nevoja për të diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor në Këshillin e ardhshëm të BE-së. Kroacia është vendi i fundit që i është bashkuar unionit në vitin 2013 dhe aspiron të jetë një urë lidhëse midis BE-së dhe vendeve kandidate të Ballkanit, shkruan media franceze.

“Vendet e Evropës Juglindore janë në vijën e parë për t’u futur në BE. Ne i mbështesim të gjitha, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën, ku kroatët përfaqësojnë një pjesë të popullsisë bashkë me serbët dhe boshnjakët. Të gjithë fqinjët tanë, miqtë tanë, duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit”, thekson ai.

Plenkoviç përmend Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas tij, janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE.

“Ekziston një situatë politike dhe tensione për të cilat Evropa duhet të kujdeset fillimisht. Duhet vepruar për stabilitetin, duke mbështetur forcat politike që janë për stabilitetin dhe integrimin evropian”, tha kryeministri kroat.

Advertisement