Connect with us

Aktualitet

Ndizen dritat e pemës te sheshi ‘Skëndërbej’

Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë ndezur 1 ditë më parë, jo në 6 dhjetor, siç është edhe zakoni.

Ky shesh tashmë do të shndërrohet në një nga pikat më të vizituara në këtë dhjetor, pasi jo vetëm ka një atmosferë festive, por edhe sepse aty prej 20 nëntorit është edhe një ‘Fan Zone’ për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Siç tradita e do, ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Erdhën festat kalamajaaaa! Ndezim së bashku dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej” dhe nisim sezonin më të bukur të vitit”, është shprehur Veliaj.

Advertisement