Connect with us

Kronike

Ndjekje si nëpër filma, arrestohet 42-vjeçari i maskuar

Forcat Policore Shqiponja në Vlorë kanë ndjekur një 42-vjeçar për rrett 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.

Abc mëson se 42-vjeçari me iniciale H.H, banues në lagjen Partizani Vlorë u arrestua rreth orës 01:50

Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshëm te patrullës Shqiponja 1 për te ndaluar por u largua me shpejtësi ne brendësi të lagjes Isa Boletini.

Ne momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar te Club Calvin dhe per ketë arsye qe maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjate kontrollit te mjetit u gjet nje maske, 1 mjet preres thike dhe targat e automjetit.

Ne momentin e ndalimit vume re se personi kishte hematoma ne fytyre dhe na kerkoi ndihme mjekesore pasi na tha se e kishin goditur disa persona te Club Calvin.

U shoqerua per ndihme ne spitalin rajonal Vlore ku dhe u shtrua per analiza te metejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.

Advertisement