Connect with us

Aktualitet

Ndregjoni: Bëjnë lojë me spiunët dhe nuk merren…

Besim Ndregjoni një nga personazhet emblematik që kanë vuajtur vërtetë në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij sot në emisionin Pa Filtra të gazetarit Artur Nura tha se pushtetet e këtyre viteve me drejtim si të partisë demokratike dhe asaj socialiste kanë bërë “me sikur” që janë marrë me hapjen e dosjeve të sigurimit dhe me reabilitimin e shtresës të të persekutuatit politik.

Sipas Ndregjobit që me komisionin “Mezini” ndërtuar nga pushteti i qeverisë demokratike, ashtu me komidionin “Bezhani” dhe sot me autoritetin e dosjeve çdo gjë është realizuar në nevoja politiko partiake dhe jo për të ndëshkuar krimet e komunizmit ndaj kundërshtarëve të tyre politik.

Ndregjoni pyetjes të gazetarit Nura se çduhej bërë? Ju përgjigj se nuk është e nevojshme të merren me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por me operativët e tij që sipas Ndregjonit janë përgjegjësit kryesore të asaj katarahure antihumane!

Ndregjoni shtoi se bashkëpunëtorët kanë qenë edhe gjynahqarë të cilëve u imponohej nga regjimi spiunimi i të tjerëve! Ndërsa operativët përdornin metoda çnjerëzore për ti bërë bashkëpunëtorë njerëzit, asnjeri prejnkëtyre institucioneve nuk u mor me ta dhe ata tani, sipas Ndregjonit, i gjen në parlamet dhe administratën e lartë.

Ndregjoni tha se rimborsim financiar ish të burgosurit politik e fituan me protesta ndërsa atë moral nuk e kanë fituar akoma ndërsa në administratë dhe politikë gjen operativë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe jo ish të persekutuar!

Advertisement