Connect with us

Aktualitet

Ndryshime në Prokurorinë e Sarandës, transferohen 3 prokurorë

Prokuroria e Sarandës do t’i nënshtrohet ndryshimeve në strukturën e saj.

Këshilli Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e datës 27 qershor, ka miratuar renditjen e Prokurorëve të cilët kishin kërkuar transferim në rrethet e tjera.

Kështu në bazë të vendimit, pritet largimi nga Saranda i Prokuroreve Ilir Hoxha, Alba Dhima dhe Aurora Hajro.

Hoxha do të transferohet në Durrës ndërsa Dhima e Hajro në Vlorë. Vakancat pritet të zëvendësohen me magjistratët e rinj.

Advertisement