Kosova
Ndryshime në qeverinë e Kosovës, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Ministri Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji. Gjithashtu thuhet se Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.