Connect with us

Bota

“Ndryshime për…”/ Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë tokësore

Volodymyr Zelensky emëroi gjeneral majorin Mykhailo Draptayi në postin e komandantit të ri të Forcave Tokësore të Ukrainës.

“Ushtria ukrainase ka nevojë për ndryshime të brendshme për të arritur qëllimet e vendit në tërësi”, tha presidenti ukrainas në një deklaratë të bërë në rrjetin social Telegram.

Në periudhën kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, shkurt 2022, Drapatyi ishte kreu i Grupit Strategjik Operacional të Kharkivit. Më pas ai u transferua në të njëjtin post në Luhansk.

Ai ka marrë shumë dekorata ushtarake, duke përfshirë Urdhrin e plotë të Bohdan Khmelnytskyi, i cili është dhënë midis viteve 2016 dhe 2022.

Advertisement