Rajon
Ndryshime tektonike në Kosovë/ Vuçiç godet vendet e QUINT-it
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, tha se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “kanë ndodhur ndryshime tektonike”.
“Populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha presidenti serb
Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin “dështim të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”.
“Zgjedhjet ishin dështim i Kurtit dhe QUINT-t” – deklaroi Vuçic, duke iu referuar grupit të shteteve ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.