Connect with us

Kulture

Ndryshon ligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës zhvilluan sot një dëgjesë publike me Agjencinë e Administrimit Kolektiv “Albautor”. Synimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, me qëllim përshtatjen me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe rregullimin e mënyrës së funksionimit të Agjencive të Administrimit Kolektiv (AAK).

Nga ana tjetër, problematikat e hasura gjatë viteve të fundit i bëjnë të domosdoshme disa ndryshime ligjore.

Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” është një ligj i harmonizuar dhe i integruar me Direktivat e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, lind nevoja e përafrimit të tij me 3 (tre) direktiva të Bashkimit Evropian:

 

  • Direktivën 2012/28 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian “Për përdorime të caktuara të lejuara të veprave pa autor”;
  • Direktivën 2017/1564 (BE) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian “Mbi disa përdorime të lejuara të veprave të caktuara dhe fusha të tjera të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to në përfitim të personave të cilët janë të verbër, me shikim të dëmtuar ose ndryshe me aftësi të kufizuara në leximin e materialeve të printuara”;
  • Direktivën 2011/77/BE e Parlamentit Europian dhe Këshillit Evropian “Amendimi i Direktivës 2006/116/KE mbi afatin e mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe disa të drejtave të lidhura me to”.

 

Së pari, përafrimi i Direktivës 2017/1564 (BE):

  • Sjell përkufizime të reja për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.
  • Përcakton mënyrën e përdorimit të lejuar dhe realizimin e kopjeve në format të aksesueshëm nga personat përfitues apo subjektet e autorizuara që i shërbejnë nevojave të personave me aftësi të kufizuara në leximin e materialeve të printuara; në veçanti libraritë, institucionet arsimore dhe organizata të tjera jo-fitimprurëse.
  • Përcakton detyrimet e subjekteve të autorizuara të cilat shpërndajnë, komunikojnë tek publiku ose vënë në dispozicion të publikut kopje në formate të përshtatshëm të aksesueshëm për personat e verbër, persona me shikim të dëmtuar ose ndryshe me aftësi të kufizuara në leximin e materialeve të printuara.
  • Rrit disponueshmërinë e librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për përsonat me aftësi të kufizuar në lexim.
  • Lehtëson identifikimin dhe bashkëpunim e personave të autorizuar, përfitues, subjektet e autorizuara publike apo private, për përdorimin dhe realizimin e këtyre kopjeve.

Së dyti, në zbatim në praktikë të ligjit aktual për të drejtën e autorit janë konstatuar problematika në lidhje me funksionimin e Agjencive të Administrimit Kolektiv, roli i të cilave është themelor për zbatimin e të drejtave të autorit.

 

Për këtë arsye propozohet të ndryshohen / saktësohen dispozitat:

 

  • Neni 135 pika 2.

Sistemi i administrimit kolektiv të të drejtave nuk do të jetë më i zgjeruar. Sporteli Unik SUADA do të ushtrojë funksionin e mbledhjes së të ardhurave vetëm për anëtarët vendas dhe të huaj të AAK-vë në bazë të kontratave dhe listave të specifikuara të të drejtave të autorit.

Rëndësia e këtij ndryshimi ligjor:

 

Nga monitorimet e kryera tek AAK-të në Republikën e Shqipërisë, konstatohet se:

  • Ka mungesë transparence, e cila ka pasur fokus mbledhjen e të ardhurave dhe jo shpërndarjen e tyre;
  • Mungesë transparence në mbledhjen e tarifave për përdorimin e të drejtës së autorit;
  • Është konstatuar mungesë besimi e përdoruesve të të drejtës së autorit në sistemin e menaxhimit kolektiv në Shqipëri.
  • Përdoruesit nuk janë të qartë në detyrimet e tyre dhe përcaktimin e tarifës për të drejtën e autorit;
  • AAK-të mund të jenë duke mbledhur shpërblimin për përdorimin e veprave, mbajtësit e të cilave e kryejnë administrimin e të drejtave të tyre në mënyrë individuale ose kanë hequr dorë nga administrimi kolektiv.

 

  • Neni 138 i ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e sportelit unik, SUADA.

 

  • Organizimi i Sportelit Unik

Struktura e Sportit Unik SUADA, do të përbëhet nga përfaqësues të të gjithë agjencive të administrimit kolektiv të cilët do të jenë dhe anëtarë të bordit vendimmarrës. Propozimi i ri parashikon që të mos ketë një agjenci drejtuese në krye të sportelit unik, SUADA.

  • Drejtori ekzekutiv

AAK-të përzgjedhin organin më të lartë ekzekutiv, jo nga radhët e agjencive të administrimit kolektiv, por një drejtor ekzekutiv të pavaruar, brenda një afati kohor të caktuar.

Nëse nuk ka vendimmarrje, përzgjedhjen e organit më të lartë ekzekutiv të Sportelit Unik e realizon KKDA-ja.

  • Mbledhja e tarifave të shpërblimit

 

Sporteli Unik, SUADA do të mbledhë të ardhura dhe do të shpërndajë ndaj AAK-ve, vetëm për anëtarët me të cilët agjencitë kanë lidhur kontrata.

 

  • Shpenzimet administrative

Sportelit unik nuk mund të tejkalojë tavanin e shpënzimeve/kostove administrative 15 përqind. Kjo shumë e shpenzimeve do të përllogaritet duke u zbritur nga shpenzimet e secilës prej AAK-ve. Bazuar në ligj shpenzimet totale të një AAK-je nuk mund të përbëjnë më shumë se 30 për qind të shpërblimeve të shpërndara. Sporteli Unik kryen mbledhjen e shpërblimeve bazuar në listat e anëtarëve të AAK-ve.

  • Shpërndarja e të ardhurave

Ndarja e shpërblimeve të mbledhura  ndaj mbajtësve të të drejtave do të kryhet në mënyrë të drejtë dhe në mbështetje të raporteve periodike të monitorimit të AAK-ve dhe SUADA mbi përdorimin aktual të veprave dhe objekteve të të drejtave të lidhura.

  • Neni 159 i ligjit aktual, i cili përcakton mbikëqyrjen e veprimtarive të AAK-ve, është i paqartë në lidhje me përcaktimin e procedurave për pezullimin për 6 muaj të licencës apo deri në heqjen e saj në rast se konstatohet se veprimtaria e AAK-ve nuk ështrë në përputhje me dispozitat ligjore.

 

Për këtë qëllim, është propozuar që pika 5 e nenit 159 të ligjit aktual të riformulohet duke shfuqizuar afatin 30 ditor për rregullimin e të metave të konstatuara. Një procedurë administrative e cila fillon kryesisht është e mirëpërcaktuar në ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”. Në vijim, nëse konstatohet se veprimaria e AAK-së është në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duhet të fillojë procedura administrative sipas parashikimeve ligjore dhe jo të kërkohet rregullimi i të metave.

 

Në vijim të këtij arsyetimi është e nevojshme që kjo procedurë të rregullohet me akt nënligjor dhe propozohet që pas pikës 6 të nenit 159 të shtohet pika 7 ku të përcaktohen se kushtet dhe procedura për pezullimin e licencës së AAK-ve do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për të drejtën e autorit.

  • Neni 177 mbi Kodet e standardeve dhe konformitetit të produkteve që lidhen me zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtat e lidhura shfuqizohet, pasi nuk gjen interpretim dhe për rrjedhojë as aplikim në Republikën e Shqipërisë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kulture

Olimpia, nëna ilire e Aleksandrit të Madh

Olimpia, gruaja e Filipit II, mbreti i Maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit të Madh, ishte gruaja e parë që mori pjesë në ngjarjet politike të Gadishullit Grek. Olimpia ishte vrastare, hakmarrëse dhe e guximshme, por historia nuk e ka trajtuar atë si madhështi.

Dhuna e burrit dhe djalit të saj, të dy përgjegjës për qindra mijëra, ndoshta miliona vdekje, ka tendencë të merret si një meritë e tyre, por autorët antikë dhe modernë shpesh për këtë fajësojnë Olimpian. Shumica e librave që kanë shkruar për Olimpian, shumë shekuj pas vdekjes së saj, e tregojnë atë si një natyrë armiqësore, kundër prirjes së grave të tjera greke që ishin të qeta, pasive dhe qëndronin jashtë jetës publike, duke u kujdesur për familjen.

Historiani grek Plutarku shkroi gjerësisht për të, duke e përdorur atë si një udhëheqëse në portretizimin e tij për Aleksandrin. Në veprën e Plutarkut, Aleksandri i kontrolloi pasionet e tij (jo diçka që Aleksandri e bënte shpesh), kur drejtohej dhe këshillohej nga mamaja e tij.

Olimpia lindi në mbretërinë veriore të Molosëve në rajonin e Epirit rreth fundit të viteve 370 p.e.s, në atë që është sot Greqia veriperëndimore. (Molosët ishin një nga tre fiset ilire kryesore epirote, krahas kaonëve e thesprotëve, që shtriheshin në qendër të Epirit antik. Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i Molosëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit të të cilit mbretëria molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak. Ky proces u realizua në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. me krijimin e Aleancës Epirote). Në veri, Molosët dhe Maqedonia ruajtën monarkitë trashëgimore. Në të dy format qeveritare, gratë zakonisht nuk luanin asnjë rol. Anëtarët e dinastisë së Olimpias, “Aeacidae”, besuan se ishin pasardhësit e heroit grek Akili që luftuan kundër Trojës.

Babai i Olimpias, Neoptolemus, bashkëqeverisi me vëllain e tij Arybbas, i cili u bë kujdestari i Olimpias pasi vdiq babai i saj. Molosët u përballën me një kërcënim nga fise të tjera ilire, e kështu një aleancë martese me një mbretëri tjetër mund të ndihmonte në mbrojtjen e shtetit. Olimpia dhe xhaxhai i saj Arybbas udhëtuan në ishullin e largët të Samothrakisë (në veri të Detit Egje)), për të rregulluar fejesën e saj me Filipin II, mbretin e Maqedonisë. Filipi, atëherë ishte rreth moshës 23 vjeç dhe u bë mbret në vitin 359 p.e.s. Ilirët gjithashtu kishin pushtuar Maqedoninë dhe kishin vrarë vëllain e tij, Perdiccas III, së bashku me 4000 maqedonas të tjerë. Martesa e Olimpias dhe Filipit do të bashkonte mbretëritë veriore, në një aleancë dhe do të forconte fuqinë e Filipit.

Në vitin 356 p.e.s. Olimpia lindi djalin e saj Aleksandrin dhe pas dy vitesh lindi dhe vajzën Kleopatrën. Filipi kishte vetëm një djalë tjetër (i njohur më vonë si Filip III Arrhidaeus) nga një grua tjetër, por ai ishte me aftësi të kufizuara mendore. Aleksandri ishte më i përshtatshmi për të fituar trashëgiminë, ndaj rrjedhimisht Olimpia u bë gruaja e preferuar e tij.

Meqenëse Filipi shpesh mungonte në shtëpi, Olimpia kishte një rol më të madh në rritjen e djalit të saj, i cili ndoshta e njihte nënën e tij më mirë se babai i tij. Fuqia e madhe e Olimpias ishte se arriti të edukonte Aleksandrin në mënyrën që donte ajo. Tiparet e karakterit të Olimpias janë të reflektuara qartë tek Aleksandri. Plutarku i përshkruante marrëdhëniet e Aleksandrit me Filipin si konkurrues, megjithëse Filipi e trajtoi Aleksandrin si trashëgimtarin e tij. Ai zgjodhi Aristotelin si mësues të Aleksandrit dhe në moshën 16-vjeçare ai u vendos në krye të Mbretërisë, në kohën kur Filipi ishte në luftë.

Sidoqoftë, siguria dhe prestigji i dukshëm i Olimpias dhe Aleksandrit papritmas u zhduk në martesën e shtatë të Filipit me një grua maqedonase, Cleopatra Eurydice. Filipi ishte martuar shumë herë, kështu që një martesë tjetër nuk ishte domosdoshmërisht problem për Aleksandrin, por kjo ishte martesa e parë e babait të tij me një grua maqedonase. Ishte një aleancë tjetër martese, por kësaj radhe brenda shtetit.

Pas disa kohësh Filipi vendosi të martonte Kleopatrën, por gjatë festës mbreti i madh u vra nga i dashuri maqedonas që kishte Kleopatra. Gojëdhënat thoshin se mbretërit e mëparshëm maqedonas ishin vrarë nga anëtarët e familjes, duke bërë që shumë të dyshonin se Olimpia kishte rregulluar vrasjen për t’i siguruar fronin djalit të saj.

Aleksandri i eliminoi shpejt të gjitha kërcënimet maqedonase dhe mposhti të gjitha përpjekjet greke për të përmbysur mbizotërimin maqedonas. Ai e vrau Attalus dhe Olimpia, me ose pa dijeninë e Aleksandrit, kishte vrarë gruan dhe foshnjën e re të Filipit.

Ndërsa grumbulloheshin fitoret e Aleksandrit, të gjithë besonin se mbas tyre fshiheshin këshillat e nënës së tij. Autorët antikë e përshkruajnë Olimpian si të vështirë dhe bindëse dhe këmbëngulin se Aleksandri e toleronte nënën e tij, por nuk e lejonte që ajo të ndikonte në politikë.

Në vitin 330 Olimpia tashmë në moshë të thyer, u kthye në Mbretërinë Molose. Vajza e saj Kleopatra kishte lindur një djalë dhe një vajzë. Më pas në vitin 334 p.e.s. burri i Kleopatrës u largua për një ekspeditë ushtarake në Itali dhe vdiq atje. Ndërsa për sa i përket vdekjes së Aleksandërit, historianët thonë se ai u helmua nga familja e kujdestarit të tij më të afërt.

Vdekja e djalit të saj e la Olimpian në një pozicion të pasigurt. Aleksandri nuk la asnjë trashëgimtar të dukshëm. U vendos që fëmija i pa lindur i Roxanne, një nga gratë e Aleksandrit, të bashkëqeveriste me vëllain e Aleksandrit, Filipi III Arrhidaeus i cili ishte me aftësi të kufizuara mendore. Gjeneralët e Aleksandrit, “pasardhësit”, luftuan ashpër mes tyre për të vendosur kontrollin mbi perandorinë. Ata u futën në fraksione konkurruese, secila prej tyre kontrollonte një rajon të ndryshëm. Pa Aleksandrin, Olimpia kishte nevojë për mbrojtje ushtarake nga familja e saj.

Pas një sërë peripecish që ajo kaloi gjatë kohës kur djali iu vra, Olimpia vendosi një precedent për gratë greke. Ato duhet të ishin në ushtri, të bashkëqeverisnin dhe të përfshiheshin në luftëra të njëpasnjëshme. Pas qeverisjes së Olimpias, Kleopatra luftoi vëllain e saj me paaftësi mendore dhe siguroi më pas frontin e Egjiptit për veten e saj. Më pas në vitin 300 p.e.s, humbi fronin nga lufta me romakët, duke i dhënë fund linjës së mbretërisë që nisi nga Olimpia.

Continue Reading

Kulture

Kinema/ Çmimi ‘Lumière’ shkon për Tim Burton

Tim Burton është fituesi i çmimit ‘Lumière’ i edicionit të vitit 2022. Në Lion, çmimi prestigjoz iu dorëzuar regjizorit kalifornin nga Monica Bellucci.

Vlerësimi është një shenjtërim për të gjithë veprën e tij, nga “Batman” tek “Dumbo”.

“Kam mbetur pa fjalë”, tha regjisori në fjalën e tij falënderuese, “Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”. Është pikërisht aftësia për t’u prekur që duket se ka bërë më shumë për vete fansat e regjisorit, një ndjeshmëri e jashtëzakonshme.

“Tim Burton flet për monstra në filmat e tij, për gjëra që konsiderohen të frikshme ose të neveritshme, por ai tregon gjithmonë anën e tyre të ndjeshme. Ai ka një sens poetik absolutisht unik dhe shumë të veçantë, vendos zemrën dhe ndjenjat e tij në film” – deklaron një studente e artit që merr pjesë në ceremoni.

Në fund të festivalit do të shfaqet “Edward Scissorhands”, një film që shenjtëroi dyshen ikonë Tim Burton-Johnny Depp në vitin 1990.

Çdo vit, “Festival Lumière” i bën homazh historisë së filmit në Lion të Francës, qyteti i kinemasë ‘par excellence’ dhe vendlindja e vëllezërve Lumière, shpikësve të kinemasë dhe “baballarëve” të artit të shtatë.

Continue Reading

Kulture

Ermal Meta vjen nën petkun e shkrimtarit

TIRANË– Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar. Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.

Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor  në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’. Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.

‘Nesër e përgjithmonë’ është një roman i  jashtëzakonshëm formues, ku Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

Continue Reading

Kulture

Në Londër ka mbërritur ‘Pinokio i pabindur’

Ka ardhur ‘Pinokio i pabindur’, i firmosur nga Guillermo del Toro.

Regjisori meksikan prezantoi filmin e tij të ri – shumë të vlerësuar – në “Festivalin e Filmit në Londër”, së bashku me disa nga aktorët që u japin zë personazheve, përfshirë aktoren australiane Cate Blanchett.

Filmi i animuar është finalizimi i një projekti të kahershëm të Del Toro, realizimi i asaj që ai ëndërronte të bënte, një version i historisë së Pinokios së pabindur

“Në realizimin klasik, bota për Pinokun është shumë e frikshme. Unë doja të bëja një Pinok pak më ndryshe , një kukull-njëri të pabindur. Doja të bëja një film në të cilin të tregoja se nuk duhet të ndryshosh për t’u vlerësuar, nuk duhet të ndryshosh për t’u konsideruar si një qenie e vërtetë njerëzore. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore të vërteta.”

Guillermo del Toro ka qenë prej vitesh në Olimpin e regjisorëve ndërkombëtarë të nivelit të lartë, falë mbi të gjitha suksesit të filmit të tij “The Shape of Water”, i vitit 2017, fitues i ‘Luanit të Artë’ në Venezia si dhe katër çmime ‘Akademi’ si regjizori dhe filmi më i mire.

Prodhuar nga Netflix, “Pinokio” i Guillermo Del Toro, e çon kukullën e famshme dhe babain Geppetto në një aventurë të re në Italinë e Musolinit, ku dy personazhet vendosen kundër përgatitjes së sfondit të Luftës së Dytë Botërore, megjithëse historia origjinale e shkrimtarit Carlo Collodi daton në fund të shekullit të 19-të.

Continue Reading

Aktualitet

Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare,  Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

Profil i aktorit Pandi Siku

Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING