Lifestyle
Ndryshoni zakonet e konsumimit të mishit të kuq
Studime të shumta vazhdojnë të sugjerojë se konsumimi i tepërt i mishit të kuq – si proshutë dhe suxhuk – lidhet me problemet shëndetësore.
Një studim i ri zbulon se ndryshimet në zakonet e tua të konsumimit të mishit të kuq mund të lidhen me rrezikun e vdekjes së hershme.
Një rritje në konsumimin e mishit të kuq prej të paktën gjysmë vakti në ditë ishte e lidhur me një rrezik 10% më të lartë të vdekjes së hershme në studim, botuar në revistën mjekësore BMJ.
Zëvendësimi i mishit të kuq me burime të tjera të proteinave mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, ka gjetur studimi.
“Të dhënat tregojnë se zëvendësimi i mishit të kuq me burime të tjera të proteinave, të tilla si shpezë, peshk, arra, bishtajore, drithërat dhe madje edhe perimet mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme”, tha Frank Hu, profesor i të ushqyerit dhe epidemiologjisë nga Harvard TH Chan.
“Ajo që kemi gjetur është se rritja e konsumit të mishit të kuq është e lidhur me rrezikun më të lartë të vdekshmërisë dhe rreziku është veçanërisht i lartë për njerëzit që rritin konsumin e tyre të mishit të kuq të përpunuar”, tha ai.