Connect with us

Aktualitet

Në 30 sekonda “avulluan” dy “Range Rover”, hajdutët bëjnë kërdinë (DETAJET)

Dy automjete të tipit “Range Rover” janë vjedhur natën e mbrëmshme në qytetin e Lezhës. Makinat ishin të parkuara në një distancë 20 m larg njëra-tjetrës. Skifterët kanë shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë tjetër dhe më pas ata janë ulur duke bërë grabitjen e dy makinave. Ata menjëhërë kanë mundur të hapin makinat ku është cilësuar se vjedhësve u është dashur vetëm 30 sekinda për të hypur në makinë dhe të tre automjetet janë larguar përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.

Një tjetër Range Rover është vjedhur pak ditë më parë në Lezhë ndërsa nuk dihet nësë vjedhjet e këtyre makinave kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të parë kamera të tjera përgjatë superstradës. Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e lagjes “Nënë Tereza”, për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutët të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.

Advertisement