Aktualitet
Në 4 muaj, të huajt dhe emigrantët, “derdhin” 86 mln euro në prona – Bregdeti “shënjestra” kryesore
Të huajt dhe emigrantët shqiptarë me nënshtetësi të huaj kanë investuar afro 86 milionë euro për blerjen e pasurive të paluajtshme vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti. Interes të lartë ka vija bregdetare në të gjithë vendin.
Ekspertët e pasurive të paluajtshme shprehen se duhet t’u jepet më shumë rëndësi edhe investimeve në infrastrukturë në zonat malore, me qëllim diverisifikimin e portofolit të investimeve.
Nga ana tjetër, agjencisë immobiliare kërkojnë nga qeveria që të rishikojë tatimin për transaksionet në pasuritë e paluajtshme, i cili aktualisht është në nivelin 15 për qind, me argumentin se nxit informalitetin duke lënë jashtë buxhetit afro 38 për qind të të ardhurave.
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ka organizuar konferencën me temë “Shqipëria, ylli në ngjitje i pronave të paluajtshme”, ku është diskutuar ecuria e sektorit, problematikat dhe janë dhënë sugjerimet përkatëse.