Connect with us

Rajon

Në Ballkan rrezikohet kthimi i konflikteve etnike

Ministri i Punëve të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ecë më shpejt në integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi – ose, siç ka theksuar ai, “rrezikohet rikthimi i konflikteve etnike në rajon”.

Të gjitha vendet e rajonit, përkatësisht Prishtina, Shkupi, Tirana, Beogradi, Podgorica dhe Sarajeva, kanë aplikuar për anëtarësim në BE, por progresi i këtyre vendeve në këtë drejtim është i ndryshëm.

Të gjitha vendet, përveç Kosovës, kanë marrë statusin e kandidatit, por, në shumicën e rasteve, negociatat për anëtarësim kanë ngecur për vite me radhë.

Osmani gjithashtu ka paralajmëruar pasoja të mundshme shkatërruese nëse shtytja për zgjerimin e BE-së dështon, dhe ka shtuar se rreziku i konflikteve etnike është gjithmonë i pranishëm.

“Nëse dështojmë, për shkak se BE-ja nuk është mjaft bindëse, mendoj se do të jetë fillimi i një efekti domino në të gjithë rajonin dhe mesazhi do të jetë se në Ballkan, demokracitë multietnike nuk mund të funksionojnë” – Potencoi Osmani.

Advertisement