Kosova
Në Beograd kemi një diktator/ Analisti Kërstiç për Vuçiçin
Gazetari serb, Branislav Krstiç, duke folur për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, e ka quajtur atë dictator dhe bir të Millosheviçit, që sipas tij, shumica e qytetarëve të zakonshëm në veriun e Kosovës, e akuzojnë për situatën e krijuar mes Kosoves dhe Serbisë
Ai tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së Donald Trump, ballkani nuk ka qenë në focus dhe se kancelarja gjermane Angela Merkel, ka qenë lojtarja kryesore që ka mbështetur kryeministrin Kurti.
Krstiç tha se fokusi i amerikanëve është që të bëjnë definimin e shtetit të Kosovës dhe Serbisë sepse edhe Serbia nuk i ka të definuara kufijtë e saj.
Gazetari serb, duke diskutuar mbi jetën e qytetarëve serbë në veri, ka thënë se shumica atje kanë ndjenjën që janë të burgosur nga shteti i Kosovës. Sipas tij në veri është një situatë ku 18 muaj bankat nuk janë duke dhënë shërbime për kreditë individuale dhe biznesore dhe se sipas marrëveshjes së Ohrit është e nevojshme që brenda policisë së Kosovës të këtë edhe serbë.
Më herët, analisti serb, ka bërë një deklaratë goxha të fortë në emisionin “Politiko”. Teksa po komentonte takimin në Bruksel, për menaxhimin e krizave mes Top diplomatit te BE, Borrell, kryeministrit te Kosoves dhe presidentit serb, ai bëri një cilësim që habiti edhe vetë moderatorin e emisionit.
Sipas Krstiç, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë të dy diktatorë. Kurti, sipas tij, është “diktator ultranacionalist”, ndërsa Vuçiç “diktator mafioz”.
Më herët, gazetari serb nga Kosova, ishte shprehur edhe se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është “jashtqitje me lule”. Sipas tij, me listen serbe në drejtimin politik, serbet e thjeshte do vazhdojnë të jetojmë jetën si viktima të një politike monstruoze. “Vuçiç ka problem dhe duket se nuk i pi ilaçet ne kohen e duhur” – ironizoi Krstiç