Connect with us

Kosova

Në Bruksel 3 kundër 1/ Ramabaja: Marrëveshja, fitore e Kurtit

Analisti Sadri Ramabaja ka folur për takimin trilateral të mbajtur dje në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, ku u dakordua për planin franko-gjerman.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitetet e zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.

Por analisti Ramabaja ka një version për atë që ndodhi gjatë takimit.

Sipas tij, “Takimi nuk ishte i barabartë. Lajcak dhe Borrell ishin të anshëm, tri palë kundër një pale”, thuhet në reagimin e Sadri Ramabaja, I cili gjithashtu theksoi  se e konsideron si fitore të Kurtit arritjen e marrëveshjes.

Advertisement