Connect with us

Shkrime

Në bulevard zien revolucioni, në gjykatë halli

Nga Agron Gjekmarkaj

Ashtu si zog dreqit mbeta në shtëpi mes dilemash. Salianji si tribun nga mejdani më nxirrte gjuhën në ekran.

Sillej si ai që njeh kahjen e historisë dhe dertet e miletit. Më plasi shpirti.

Në një dite historike si kjo e gjeta veten thjesht dëshmitar. Gjykata është mbledhur për të vendosur mbi fatin e PD.

Në Bulevard zien revolucioni. Në gjykatë halli. Kush ta marrë? Skuthi që s’ka asnjë meritë apo Doktori 80 vjeç  që e beri? Ndonjë si unë mendojnë që PD është e njerëzve që e mbajtën gjallë as e Skuthit, e amanetqarëve të skuthit jo e jo, as e Babës me familje me djalë, dhëndër e kushërinj, që e kanë bereqet e pronë pa i heqë asnjë meritë. i dua shumë tropojanët, Besnik Mustafajin mbi të gjithë, Isufi Çelën e shumë të tjerë, kanë shumë merita po demokracia dhe e djathta nuk është zeje vetëm e tyre, është e tyre sa ç’ është e vlonjatëve, fierakëve, shkodranëve, korçarëve po kaq. PD nuk duhet te mbetet në një luginë dhe krahinë.

Skuthi s’ka njerëz aspak, veç do perime poshtë e përpjetë. Baba ka jo pak, por gjithnjë e më pak e të lodhur.

Edhe sot jo aq sa me e merzitë gazep qafirin, atë, të paudhin Kryeministrin që na ka bë zeher cipëplasuri i pahajër. Fjalimi i kryezevendes liderit me emocionoi shumë. Sikur të fliste edhe Albana e ca të tjerë, sa do gëzohej njerëzia. Sali Berisha e di çfarë vlen e jo, po është në fazën e ripërsëritjes që i duhen besnikë dhe ushtarë. i do ata dreqër. i ka qejf dhe këtu është flirti me Enver Hoxhën.

Do lot tek dëgjoja morën rrugën e zemrës dhe më qullën sytë. Fuqia intelektuale e mendimit joshte gazep. Kjo është PD e së nesërmes mendova. Ajo e rithemeluara me elitën e vendit përreth si në Dhjetor 1990 ku e vërteta quhet tradhti dhe shitje. Ky folklori mbulon si këllirë realitetin.

Mjerë ai popull që ka nevojë për një hero, Doktori burrë i zoti, personalitet, është bërë hero tre herë, boll më, duhet të pushojë. U nisa me shkrue kronikën e djeshme, pjesën e dytë, po televizori ma ndryshoi disi temën dhe vendosa të aktualizohem.

Ndërkohë një seri e revolucionit mbaroi, desh i madhi Zot në paqe e pa potere siç revolucioni modern e lyp.

Shëndeti e zbukuron njeriun thoshte ai qerrata Lenin. Shëndetin të kemi pa të tjerat vinë ngadalë ngadalë. Skuthin ai e zgjodhi për vese jo për virtyte, me dashje. Mirë ti bëhet, prishi garën, dhjeu partinë. Skuthi, të punon qindin firauni dhe opozita ja është tani lesh harapi. Nëse kush mundet ne vesin e tij dhe të tjerë tërhiqen nga ambiciet e pafre, çdo njeri normal e udhëheq opozitën, e bën atë! Shqiptarët po e presin. Doktori dhe Skuthi po e mbajnë peng në gjykatë e shumë më tepër se kaq po vrasin shpresën e ndryshimit tek qytetarët. Sa ego, sa turp, sa faj! Babë e biri skuth po vrasin opozitën, investimin e gjysmës së Shqipërisë.

Advertisement