Bota
Në Europë derdhen ‘lumenj kokaine’
Lumenj kokaine ardhur prej Amerikës Jugore po derdhen mbi Europë, permes porteve të ndryshme. Konsumatorët e trullosur po shtohen me rritme të larta, ashtu si dhe rastet e dhunës që lidhen me përdorimin e pluhurit të bardhë dhe metamfetaminës. Tashmë që dihet se nuk është më vetëm droga e të pasurve, shtrohet pyetja si të frenohet dëmi dhe tregtia
Ministrat e drejtësisë të gjashtë vendeve evropiane, vendosën 15 ditë më parë në një takim në Amsterdam të pastrojnë portet për të bllokuar lumin e kokainës. Për Europolin, situata është më e rëndë se sa pritej: vetëm në vitin 2021 u konfiskuan e pakta 240 ton kokainë
Me forcën e parave, trafikantët hapin rrugë të reja në portet evropiane, si psh në Valencia, Gioia Tauro, Roterdam, kurse përmes portit të Antwerp dhe fluturimeve private, Belgjika po rrezikon të bëhet një narkoshtet
Kolumbia është ende prodhuesi numër një në botë. Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin, kultivimi i bimës së kokës në Kolumbi ka arritur një maksimum historik kurse në Peru dhe Bolivi, të korrat e koka po zgjerohen gjithnjë e më shumë.