Connect with us

Kronike

Në gjendje të dehur me kallashnikov me vete, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është konstatuar duke lëvizur me kallashnikov me vete dhe i dehur në qendër të Libofshës në Fier.

Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ai ka hedhur armën e zjarrit në një kanal.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement