Connect with us

Aktualitet

Në gjendje të rëndë/ Avokati i Tefta Malaj: I kam kërkuar Presidentit që…

Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare, e cila mbeti e plagosur nga bashkëshorti i saj më shumë se 10 ditë më parë, ka dalë nga ambientet e spitalit. Ansa shkruan se ajo ishte pjesë e funeralit të vajzës së saj, Xhesikës, ndërsa tashmë sipas avokatit mbrojtës po përballet me një situatë të vështirë emocionale, për shkak se në komente të ndryshme në rrjetet sociale, ajo bëhet fajtore për vdekjen e të bijës.

“Ajo ndihet e persekutuar nga të gjithë ata urrejtës që po e sulmojnë rëndë në rrjetet sociale, sikur fajin e ka ajo për atë që ka bërë Taulanti”, deklaron avokati Michele Sodrio.

Avokati tregon se me vullnetin e shprehur të gruas ka ndërmarrë veprime për të gjetur një shtëpi të re për Teftën dhe djalin e saj 5 vjeçar, të cilët tashmë po ndihmohen dhe nga punonjësit social. Ndërkohë që avokati zbulon dhe kërkesën që i ka bërë presidentit italian për rastin tragjik të Teftës.

“I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, sepse shpresojmë në ndërhyrjen e tij në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ka mbi 18 vite që jeton në Itali, dy fëmijët i kanë lindur në Itali”, nënvizon ai duke iu referuar Xhesikës dhe 5-vjeçarit, dëshmitarë të masakrës në shtëpi. Ajo vetë është e integruar në mënyrë perfekte dhe ndihet italiane thellë në shpirt”, përfundon avokati.

Taulant Malaj shkaktoi një masakër. Ai qëlloi 23 herë me thikë fiqnjin e tij, sapo ky i fundit doli nga banesa pasi dyshonte se kishte lidhje me të shoqen. Më pas u fut në shtëpinë e ti jdhe qëlloi gruan e vajzën e tij. Kjo e fundit, vetëm 16 vjeçe, Xhesika ndërroi jetë në vend. I trembur u gjet dhe djali i vogël, vetëm 5 vjeç.

Advertisement