Pinknews
Në gjendje të rëndë emocionale, Egli Tako lë shtëpinë e “BBV”

Egli Tako, një nga banorët më të komentuara të edicionit aktual të Big Brother VIP Albania, ka marrë një vendim të papritur për të ndërprerë garën për arsye shëndetësore.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Vëllai i Madh, ky vendim është marrë për të mbrojtur shëndetin e konkurrentes, dhe ai u kumtua në një zarf të kuqe që iu dorëzua banorëve.
Në njoftimin e bërë publik, shkruhej: “Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”.
Ky mesazh ka habitur fansat dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Big Brother VIP Albania shprehën shqetësim dhe kuriozitet për arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të papritur.
Për më shumë detaje dhe informacione rreth kësaj situate, do të mësohet gjatë spektaklit të së shtunës, kur për herë të parë pritet që publiku të marrë një përmbledhje më të plotë nga Vëllai i Madh.
Ndërkohë, Egli Tako ka qenë një nga personazhet më të njohura dhe më të komentuar në këtë edicion të Big Brother VIP Albania, për shkak të personalitetit të saj si dhe lidhjes që krijoi me reperin Gjesti, i cili është gjithashtu një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.

