Connect with us

Bota

Në Greonlandë, përpara se ajo të zhduket …

Shkoni në Greonlandë përpara se ishulli të ndryshojë plotësisht fytyrën dhe të shkrijë një herë e përgjithmonë. Kushdo që do të vejë atje këtë verë do të trishtohet nga koncerti i akullnajës që shkrihet dhe prej spektaklit të akullit që shembet.
Në Groenland turizmi është rikthyer në nivelet e para-pandemisë me një numër në rritje vizitorësh, rreth 105 mijë në vit, shifra tepër të mëdha nëse kemi parasysh që ishulli ka vetëm 58 mijë banorë.
Nga ana tjetër, Arktiku po ngrohet 3 herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, thonë shkencëtarët. Nxitimi për të shkuar atje është i madh dhe banorët konfirmojnë se mjedisi ndryshon shpejt.

“Kam parë një sasi të madhe akulli të zhduket në vetëm 34 vite. “Cdo gjë ka ndryshuar kaq shpejt. Pyes veten se çfarë do të ndodhë më pas, në 30 vitet e ardhshme”.

Ndërkohë tre aeroporte të rinj pritet të hapen në Greonlandë brenda dy viteve, por numri në rritje i turistëve po shqetëson shumë popullsia vendase, në dilemën e përjetshme: të modernitetit apo të ruajtjes së një mjedisi tashmë të brishtë nga ndryshimet klimatike.

Advertisement