Connect with us

Kronike

Në kërkim me urdhër arresti, arrestohet i riu shqiptar

U hodh nga tarraca për të shpëtuar, por i zgjati vetëm për pak minuta. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar, i cili bëri gjithçka të arratisej pasi vodhi një banesë, por u pikas nga pronarët italiane, të cilët telefonuan Policinë.

Pavarësisht shkathtësisë dhe guximit të tij, 30-vjeçari me kombësi shqiptare, i paidentifikuar me emër nuk ia doli që t’i shpëtonte prangava. Ai u hodh mbi makinën e parkuar poshtë banesës, duke thyer xhamin nga përplasja e fortë. Ndonëse i lënduar ai arriti të arratisej, por arratisja e tij i zgjati vetëm pak minuta derisa u kap.

Karabinierët zbuluan se shqiptari ishte në kërkim me urdhër arresti, në fakt duhet të vuajë 2 vjet e 11 muaj për vjedhje në shtëpinë e kryer në provincën e Pordenones në vitin 2015. Tani ai është dërguar në burgun Coroneo, ku edhe pritet që t’i shtohet dënimi./gazzettino

Advertisement