Connect with us

Bota

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në…

Një 38-vjeçar shqiptar i arrestuar për trafik droge në Belgjikë është ekstraduar për në Greqi, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombetar nga autoritetet greke. Ai është arrestuar gjatë marsit në aeroportin e Brukselit, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Shqipërisë me dokumente të falsifikuara.

38-vjeçari jetonte në Rio, Greqi dhe konsiderohet nga ELAS si “kokë” në tregtinë dhe trafikun e drogës në Patra dhe Egialia.

Gjatë operacionit policor në fillim të dhjetorit 2022, u arrestuan katër anëtarë të organizatës kriminale, mes të cilëve edhe dora e “djathtë” e 38-vjeçarit, ndërsa ai kishte arritur të arratisej.

Kujtojmë se në operacionin e dhjetorit të kaluar u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis, 483 gramë kokainë, 43 gramë heroinë, me një vlerë totale prej 224 mijë eurosh, të groposura në zona pyjore, në Patra dhe Egjialia.

Advertisement