Connect with us

Kronike

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari turk

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Hasan Ozcan, 48 vjeç. Gjykata në Turqi e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 28 ditë burgim për tentativë vrasje.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë”,- njofton Policia.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Advertisement