Connect with us

Kronike

Në kërkim nga gjermanët, shqiptari ia hedh ‘pa u lagur’

Një 39-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë gjermane pasi ishte shpallur në kërkim për shkelje të ligjit për lëndët narkotike.

Kjo u konstatua pas kontrollit të tij në sistem ku 39-vjeçari rezultoi ishte në kërkim nga Prokuroria Publike në Hanover për shkelje të ligjit për lëndët narkotike. Sakaq, 39-vjeçarit shqiptar iu dha zgjedhja që të paguajë një gjobë prej 680 eurosh ose të vuajë dënimin prej 68 ditësh që të shlyejë veprën e tij penale.

Ai u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e policisë në Kempen për procedimin e mëtejshëm, ndërsa si përfundim pagoi gjobën duke ja hedhur “pa u lagur” problemeve me drejtësinë.

Advertisement