Connect with us

Kronike

Në kërkim nga Italia për trafik droge, pranga 26-vjeçarit në Durrës

Një 26-vjeçar në kërkim për trafik droge nga Italia është arrestuar në Durrës ditën e sotme, 6 shkurt.

Ai akuzohet nga autoritetet italiane si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Pas arrestimit do nisin procedurat për ekstradimin e tij në shtetin fqinj. Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
“Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

Advertisement