Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit, arrestohet në Dubai

Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, sipas disa raportimeve mediatike të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, është arrestuar nga policia në Dubai.

Meçaj ishte shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Disa persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa Plarent Dervishaj, i cili dyshohet të jetë kreu i grupit kriminal që kreu atentatin, është ende në kërkim.

Julian Meçaj, bashkë me Plarent Dervishajn, i kanë shpëtuar një atentati të ndodhur mesditën e 20 Qershorit 2019 në Durrës, kur dy persona të maskuar dhe të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt mjetit ku udhëtonin Meçaj, Dervishaj dhe një tjetër person

Advertisement