Connect with us

Aktualitet

Në koma që prej gushtit të vitit të kaluar, Joy kthehet në Kenia

Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj, Kenia. Ajo ka lënë spitalin e Traumës ditën e sotme dhe do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.

Avioni që mbante të renë dhe nënën e saj dhe ekipin mjekësor la Shqipërinë këtë të mërkurë dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Xhoi ndodhej e shtruar në spital që prej gushtit të vitit 2022, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Ajo është në gjendje kritike për jetën që prej 14 gushtit dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Advertisement