Bota
Në krah të Ukrainës/ Macron bashkon fuqitë me Starmer: Të detyrojmë Putinin të..

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron po organizojnë një telefonatë me vendet anëtare të të ashtuquajturit “koalicion të gatshëm” për të diskutuar misionin paqeruajtës të propozuar për të penguar Rusinë të sulmojë Ukrainën në të ardhmen.
Kryeministri britanik tha se deri më tani Vladimir Putin i ka “kthyer shpinën” një armëpushimi.
“Kanë kaluar katër muaj që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Volodymyr Zelenskyy ka treguar lidership të vërtetë në këtë çështje”, u shpreh ai. “Përgjigja e Putinit, në të kundërt, ka qenë krejtësisht barbare.”
Ai shtoi se, “ndërsa koalicioni do të qëndrojë i gatshëm të mbështesë një paqe të ardhshme, si udhëheqës ata duhet ta zhvendosin punën e tyre nga përgatitja për paqen në realizimin e saj. Kjo do të thotë ta detyrosh Putinin të ulet në tryezë”.
Macron nga ana tjetër u shpreh se koalicioni duhet të bëjë “çdo gjë që mundet” për të lejuar Ukrainën t’i rezistojë Rusisë.
Lidhur me armëpushimin, ai tha se këtu “duhet diçka e re”.

