Politike
‘Në Kukës zgjedhjet u blenë, duhet ngritur sa më shpejt në protesta’
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përjavshme për shtyp. •Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës, ku më pas tha se zgjedhjet u blenë. •Ai shtoi se një zyrtar i lartë i PS-së është kapur në përgjime me drejtorin e OSHEE, duke komunikuar për një tender. •Gjatë konferencës, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç në skenarin e parapërgatitur për sulmin në veri të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim duke lëshuar akuza për blerje të votave në Kukës. Ai tha se një zyrtar i lartë është përgjuar bashkë me drejtorin e OSHEE për Kukësin, ku flisnin për një tender dhe do të përfitonin para në këmbim.
“Në Kukës, siç kam referuar këtu, zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirshme. Belinda Balluku, Balla, janë marrë me shpërndarje parash një javë rresht me thasë në Kukës. Rezultatin e përcaktoi industria e blerjes së votës. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë përveç revoltave. Që në muajin prill në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHES së qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me x miliona lekë nga të cilat, 300 mijë euro do iknin në Tropojë, 200 në Kukës. Shtyllat e tensionit do të vendoseshin në HAS, resti në Durrës.