Kosova
Në kuzhinën amerikane/ Çfarë po gatuan Trump për kosovën dhe Serbinë

“Donald Trump dëshiron t’i jap fund luftës në Ukrainë në mënyrën e tij” – keshtu tha britaniku Timothy Less, të cilin duket se nuk e kanë befasuar aspak lëvizjet e fundit të presidentit amerikan. Marrëveshja, sic u shpreh ai, bazohet në një “vlerësim brutalisht realist të balancës së fuqisë në terren” dhe “qëllimit strategjik të SHBA-së për te thyer boshtin Kinezo-Rus”.
Ish-diplomati britanik mendon se Trump i sheh europianët të parëndësishëm për ta zgjidhur këtë çështje, dhe madje edhe si pengesë që do të mund ta rrezikonte çdo shans për një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për Rusinë.
Presidenti amerikan udhëhiqet nga logjika që “vepron në bazë të botës ashtu siç është, jo sipas botës siç do të donte të ishte”, tha Less duke theksuar se “SHBA-ja pranon ndryshime kufijsh nëse kjo ndihmon për te zgjidhur ndonjë problem”.
“E gjithë kjo ka relevancë të drejtpërdrejtë me Ballkanin ku logjika e pozicionit të Trumpit në Ukrainë çon në ndarjen e Kosovës si zgjidhje e përhershme për statusin e saj të pazgjidhur, ndoshta e shoqëruar me shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia. Kjo gjithashtu tregon për një zgjidhje të re politike në Bosnjë, që përfshin ose autonomi më të madhe për Republika Srpska-n, ose pavarësinë dhe bashkimin e saj me Serbinë” – deklaroi Less, sipas te cilit gjërat mund të shkojnë kështu: “fillimisht Ukraina, pastaj Ballkani”. Ai pret që Trump do të përpiqet ta zgjidhë përfundimisht çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Bashkimi Europian do të përpiqet te vazhdoje me negociatat në Bruksel.
Ish diplomati theksoi se Richard Grenell, i dërguari i Trump për misione speciale, tashmë po hedh bazat për një zgjidhje të bazuar në “ndarje për njohje”

