Connect with us

Politike

Në nderim të ish kolegut/ Opozita mungon në Kuvend, mazhoranca miraton…

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, 0 kundër, 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme, projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Miratimi i projektligjit është bërë vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla. Opozita ka anulluar çdo aktivitet politik në nderim të ish-kolegut të tyre, Gert Bogdanit, i cili është ndarë nga jeta si pasojë e një arresti kardiak.

Propozimi për uljen e viteve të detyrimit të studentëve te Mjekësisë për të punuar në Shqipëri pas diplomimit në 3 vite për vitet e para, dy vite për studentët e viteve 2-4 si dhe një vit për ata të viteve 5 dhe 6 është diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve dhe të Edukimit, më 16 shtator ku opozita hodhi akuza për tarifën e studimit duke thënë se kostoja në relacion ishte 3-fish më e lartë.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë. Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Advertisement