Connect with us

Politike

‘Ne nuk do të lejojmë…’/ Bardhi parashtron tri kërkesat për Nikollën

“Sot në një akt të paprecedentë, salla e Kuvendit pa nisur seanca, deputetët u rrethuan nga Garda. Ishte mbyllur cdo derë komunikimi dhe kjo solli një kërkesë, për të nxjerrë jashtë salle gardën.

Kjo provokoi situatën dhe ju e dini që prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërc duke pamundësuar funksioninin normal të saj. Ata kanë marrë vendim për të asgjësuar opozitën.

Kurrë nuk ka ndodhur që kryetarja e Kuvendit të kthehet në specialiste arkive. Kurrë nuk ka ndodhur të votohet të rrëzohen kërkesat për komiisone hetimore pa u diskutuar dhe pa u dëgjuar opozita. Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë 8 kërkesa hetimore në një vit. Kurrë nuk ka ndodhur që 31 deoputetë të përjashtohen se nuk pranojnë poshtërimin që u bëhet.

Ne duam për Parlamenti të funksionojë normalisht dhe kjo varet dhe nga mazhoranca.  Mazhorana duhet të heqë dorë nga loja për të mos lejuar opozitën për të kryer funksoin e saj.

Kryetarja e Kuvendit nuk lejon opozitën të bëjë punën e saj, dhe ne nuk do t’i lejojmë të bëjnë punën e tyre.

Tre kërkesat që ne kemi për kryetaren e Kuvendit:

1-Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Grupit të Opozitës, të respektojë regulloren e Kuvendit dhe të respektojë opozitën

2- Të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të zgjedhin përfaqësuesin që dëshiron në komisionet parlamentare.

3- Do të duhet të lejohen 45 deputetë për të ushtruar funksionin kushtetuesh për kontrollin parlamentar duke ngritur komisione hemimore parlamentare.

Sa kohë ne nuk lejohemi të bëjmë punën tonë, ne nuk do të lejojmë normalitetin”, tha Bardhi.

Sa i takon dhunës në Kuvend ai u shpreh: “Dënoj çdo akt dhune, por mazhoranca duhet të dënojë dhunën e bërë prej një muaji deputetëve të opozitës. është dhunë t’i diktosh se kush duhet t’i përfaqësojë në komisionet parlamentare. Mazhoranca nuk është një status i parjeshtëm. Kanë qenë në opozitë dhe do të jenë prapë”.

Advertisement