Kosova
Në Paris, Vuçiç do ti surprizojë të gjithë
Politikania serbe, Rada Trajkoviç tha se Bashkimi Evropian po kërkon nga presidenti Aleksandër Vuçiç. njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës, sepse siç tha ajo e ka premtuar duke pranuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.
“Mund të pritet që pas zgjedhjeve Vuçic të përmbushë të gjitha obligimet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër, të cilat çojnë në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës. Sipas atyre që unë kam informacion, ai do të shpallë më 11 nëntor në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Paris se i njeh pasaportat dhe të dokumente të tjera të Republikës së Kosovës” – tha Trajkoviç.
Ajo theksoi gjithashtu se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka sjellë në Beograd edhe një shkop dhe një karotë dhe se i ka kërkuar Vuçiçit të përmbushë gjithçka që ka pranuar në periudhën e kaluar.
“BE-ja nuk po i kërkon Vuçiçit asgjë që ai nuk e ka premtuar. Ai me sa duket ka premtuar se do ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurti ka pranuar të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave” – potencoi politikania serbe
E pyetur se cilat do të jenë pasojat për serbët në very, nëse Beogradi de facto njeh pavarësinë e Kosovës, Trajkovic tha se Lista Serbe dhe autoritetet në Beograd ia kanë lënë Prishtinës fatin e serbëve shumë kohë më parë.
“Nuk e di, në thelb, çfarë tjetër mund t’i japë Vuçic Prishtinës që nuk e ka dorëzuar tashmë. Nuk e di se çfarë ka mbetur nga të drejtat tona në Kosovë, të cilat në thelb varen nga shteti i Serbisë.
Në momentin kur pranoi pushtetin legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv të Kosovës, ai ia dorëzoi serbët Prishtinës. Duhet mbajtur mend se Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka votuar ligjin sipas të cilit të gjitha pasuritë e shtetit të Serbisë janë bërë pronë e Kosovës” – ka theksuar Trajkovic, duke shtuar se për momentin Serbia ka kompetenca vetëm në shëndetësi dhe arsim.