Kosova
Në pritje të Godosë – “Ka një Serbi tjetër…atë po presim”
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Shwarz në fjalën e saj në Këshill të Sigurimit ka thënë se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin.
Ajo keshte shprehur se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane.
“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për vete por edhe për rajonin. Ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gërvalla
Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq.