Connect with us

Kosova

Në Serbi do bëhet edhe më keq/ Perëndimi ka shumë arsye për të rrëzuar Vuçiçin

A do të ketë sukses revolucioni me ngjyra në Serbi? Kjo është pyetja që shtrohet në tekstin e titullit paralajmërues “Do të përkeqësohet”, i publikuar nga ‘RIA Novosti ruse.’

Sipas raportimeve, autoritetet serbe janë të bindura se Perëndimi po mbështet protestat kundër minierave të litiumit që kanë përfshirë vendin. Para kësaj, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të ishin përfshirë edhe në trazirat në Beograd për shkak të dy vrasjeve masive vitin e kaluar dhe zgjedhjeve parlamentare.

“Presidenti Aleksander Vuçic njoftoi përgatitjen e një grushti shteti, duke iu referuar shërbimeve të inteligjencës ruse”,-  bën me dije agjencia ruse, teksa Kryeministri Millosh Vuçevic deklaroi se nuk do të lejojnë asnjë revolucion me ngjyrë.

Zëvendëskryeministri Aleksander Vulin vizitoi Moskën javën e kaluar, ku dhe diskutoj per “pjesëmarrjen aktive të forcave të jashtme në përshkallëzimin artificial të tensioneve” në Serbi. Ai falënderoi shërbimet speciale ruse për “paralajmërimin për organizimin e trazirave masive dhe përpjekjes për grusht shteti”.

“Ne vlerësojmë vendosmërinë e presidentit serb Vuçicne kundërshtimin e këtyre përpjekjeve dhe në ruajtjen e atyre parimeve që irritojnë Perëndimin”- tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kurse Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti “të rreme” të gjitha sugjerimet rreth përfshirjes në protestat serbe. Nga ana tjeter nga Brukseli u deklaruan se “kontaktet me Moskën gjatë agresionit në Ukrainë janë të papajtueshme me vlerat e BE-së dhe integrimin evropian”.

Por sipas medias ruse, kjo nuk e ka prekur shumë Vuçicin

Denis Denisov, ekspert në Universitetin Financiar nën Qeverinë e Rusisë, tha se “Perëndimi ka shumë arsye për të rrëzuar Vuçicin. Ai nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës, nuk i bashkohet sanksioneve antiruse dhe ka formuar nje kabinet prorus me ministra”. Sipas tij, ka një potencial real për grusht shteti ne Serbi.

Advertisement