Connect with us

Kosova

‘Në Serbi pinë Coca Cola por Stalini aty ende është gjallë’

Pronari dhe redaktori i ‘TV Pink’ në Serbi, Zheljko Mitroviç, në profilin e tij në Twitter ka reaguar ndaj videos së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili fliste për pozicionin e Serbisë në Perëndim dhe partneritetin serbo-amerikan.
Videoja e Hill përmbante deklarata të shkurtra të kryeministres Ana Brnabiç, ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq, si dhe komente të shkurttra në të cilat analistë të ndryshëm theksonin se Serbia është një vend perëndimor dhe i takon aty të jetë.
Pronari i ‘TV Pink’ në reagimin e tij në twitter shkruan: Në Serbi, pothuajse të gjithë vozitin makina perëndimore, pinë Coca Cola, shikojnë filma amerikanë, kursejnë dhe shpenzojnë euro, jo rubla, dëgjojnë hite muzikore nga perëndimi dhe në fund, jetojnë më mire per shkak të investimeve perëndimore. Po kujt i intereson…, kur Stalini është ende gjallë në Serbi?!
Por unë jam optimist se Serbia do të zërë një vend në vagonin e fundit të Bashkimit Europian dhe do të jetë pjesë e botës që i takon natyrshëm! Serbia është në Evropë, jo në Azi, dhe për fatin tonë, askush nuk do ta ndryshojë kurrë këtë!

Advertisement