Connect with us

Rajon

Në Serbi po bëhet defuqizimi i Vuçiç/ Koha që serbët e Kosovës të ndahen nga Beogradi

“Regjimi i Aleksandër Vuçiçit në Serbi i dha jetë dhe zhvilloi një oktapod monstruoz të korruptuar që gëlltiti të gjithë vendin, dhe një nga mënyrat e tij per te kontrolluar qytetarët serbë, është narrativa për Kosovën dhe mbrojtjen e saj, që në fakt është vetëm një mbulesë për vjedhjet e organizuar dhe korrupsion” – keshtu tha Aleksander Olenik në një intervistë për Geopost, avokat dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës.

Ai theksoi gjithashtu se Lista Serbe ne veri te Kosoves, është e padobishme politikisht pas ngjarjeve qe ndodhen ne Banjskë te Zvecanit.

“Aleksander Vuçiq nuk ka asnjë operator tjetër në Kosovë përveç Kishës Ortodokse Serbe dhe ata po përpiqen të ringjallin Listën Serbe për zgjedhjet në Kosovë sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë” – deklaroi Olenik, sipas te cilit tani është koha që serbët e Kosovës të “ndahen politikisht nga Beogradi, të formojnë një ose më shumë parti që do të përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës dhe jo interesat e regjimit të korruptuar të Aleksandër Vuçiqit”.

Lidhur me protestat masive në Serbi, ai gjithashtu theksoi se është në vazhdim procesi i defuqizimit të Vuçiqit, përkatësisht heqja e pushtetit që i është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

“Çdo ditë që kalon presioni ndaj Vuçiqit dhe regjimit të tij po rritet dhe çdo ditë që kalon aftësia e tij për t’u mbrojtur ndaj këtij presioni po zvogëlohet”, – vlerësoi Olenik.

“Pas episodit të Banjskës, mendoj se nuk është më realiste të presim ndonjë konflikt provokues në Kosovë. Aleksander Vuçic e provoi dhe të gjithë e dimë se si shkoi, dhe nuk mendoj se Vuçiq ka kapacitetin për ta bërë sërish. Ai është i vetëdijshëm se do të dëmtonte vetëm veten. Tani ai po ngre një çështje të re, e cila është absolutisht e pabesueshme. Ka shpikur separatizmin në Vojvodinë.

Unë mendoj se nëse ai përpiqet të shkaktojë probleme në rajon për të ruajtur pushtetin e tij në Serbi, atëherë, për fat të keq, Bosnja dhe Hercegovina do të jetë më e rrezikuara” – theksoi Olenik.

Advertisement