Kronike
Në servis punonte kushëriri i Ervis Martinajt, Sherrniku do t’ia jepte ‘shefit’
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga target e vjedhura gjermane, të cilat u përdorën në masakrën e Don Boskos. Në servisin në Gjermani, ku Nikoll sherrniku vodhi target, punonte djali i hallës së Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë prej gushtit të vitit 2022.
Sipas dosjes, prova që fundosi Sherrnikun është dëshmia e një pregj miqve të tij.
“Disa muaj para se Sherrniku të arrestohej në qytetin e Lezhës, ishte ne Gjermani. Ai më tha në telefon se ndodhej në servis “Gago” në Gladbek ku po interesohej për të blerë makinë. Atje kishte takuar vëllanë tim si dhe Elidon e Dorjan V,. të cilët janë shokët tanë të përbashkët. Sherrniku më tha se nuk kishte getur makinë, por servisi kishte marrë 3 palë targa gjermane dhe i kishte sjellë në Shqipëri”, tregon dëshmitari, mik i Sherrnikut.
Sipas BW, ai shpjegon se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”, thuhet në dëshmi.
Kur makina e krimit u gjet e djegur në Likmetaj të Durrësit, policia zbuloi se targat i përkisnin një makine Audi në pronësi të Besnik Shlivovës. Ky i fundit e kishte sjellë makinën në Kosovë në muajin prill 2022 dhe e kishte shitur për skrap në Drenas. Ndërsa targat i kishte çuar në servisin e Gazmend Jakupit për t’i çregjistruar.
Oficerët udhëtuan drejt Gjermanisë dhe morën dëshminë e Gazmend Jakupit. Ai iu shpjegoi se e ka bërë çregjistrimin e targave dhe i dërgoi ato në një depo hekurishtesh te një shok i tij.
Ai tregoi se targat REHX112 dhe dy targa të tjera i kishte marrë në muajin maj, personi me emrin Nikollë Sherrniku i cili është nga Fushë Kuqja, afër Lezhës në Shqipëri.
Por kosovari Jakupi i shqetësuar se policia gjermane kishte nisur hetime për targat, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të sqaruar se nuk kishte lidhje me krimin. Ai ka shkuar në Fushë Kuqe ku ka takuar burrin e hallës së Ervis Martinaj, për shkak se djalin e tij e kishte punëtor të servisit.
Në takim me ta ai kishte kërkuar informacion për Nikollë Sherrnikun për të cilin kishte mësuar se ishte arrestuar për një ngjarje tjetër.
Pas sigurimit të këtyre provave për Sherrnikun u caktua masë sigurie për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasje, ndërsa ka dyshime se pas masakrës janë njerëz të lidhur me Ervis Martinajn, ndonëse mbreti i bixhozit është zhdukur pa gjurmë prej muajsh.