Connect with us

Aktualitet

“Në Shqipëri, më mirë se në Itali”, Rama ndan videon e turistit italian në Dhërmi: “Mund të qarkullosh i sigurt me një orë 30 mijë euro”

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të një turisti italian që ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin tonë. Ai shfaqet teksa u tregon miqve të tij që zgjedhur Dhërmiun prej ditësh, duke e konsideruar si një mrekulli. Madje, thotë që në Shqipëri është më mirë se në Itali.

Sipas turistit, në vendin tonë mund të dalësh i sigurt dhe kursen para, si për shembull në ushqime.

Si është në Shqipëri? Shih, ku jam vëlla. Jam në Dhërmi prej ditësh. Është për mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht. Kursen para. Dje hëngrëm në një restorant në Dhërmi dhe 9 persona hëngrën krudo dhe peshk dhe paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante. Njerëzit janë fantastik, mund të ecësh pa frikë me një orë 30 mijë euro dhe me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Ti mund të qarkullosh i sigurt, si të ishe në Itali, madje më mirë se në Itali”, thotë ndër të tjera turisti italian.

Advertisement