Aktualitet
Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj

Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut shqiptar.
Industria e sigurimeve në 6-mujorin e parë të vitit
Industria e sigurimeve të Jo Jetës, shënoi 7.59% prime të shkruara bruto më tepër, 1.27% më tepër pagesa dëmesh, 7.18% numër kontratash më tepër në gjysëmvitin e parë 2025. Këto janë përqindjet rritëse, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit paraardhës.
Ndërsa, sa u takon sigurimeve të Jetës, 12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto sektori i sigurime, pagesa e dëmeve ra me 1.91% ndërsa numri i kontratave të sigurimeve u rrit me 15.49%.
SIGAL, mbi 9 milionë euro dëme të paguara
Në drejtime të veçanta, në industrinë e sigurimeve, SIGAL kryeson në sigurimet e pronës, aksidenteve dhe shëndetit, shëndetit privat, shëndetit në udhëtim, në TPL, kartonin jeshil, policat kufitare dhe sigurimet motorike në tërësi.
Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 926,281,000 Lekë
Kjo shifër, mbi 9 milionë euro të paguara, shifra më e lartë në treg, nënkupton më shumë pagesa se kushdo tjetër në industri.
CEO I SIGAL, z. Ponari
CEO į SIGAL, z. Avni Ponari, në lidhje me pozitat e kompanisë së tij, i pyetur nga TOP News dha
këtë qëndrim:
“Sot, Sigal është një brand i njohur dhe një nga brandet më të mbështetura nga tregjet ndërkombëtare. Sigal ka partner kompanitë më të mëdha në Evropë dhe në botë. Portofoli i saj është i siguruar dhe risiguruar në kompani me emër si Hannover Re, Swiss Re, Munich Re, Allianz Re dhe plot kompani të tjera evropiane. Sigal ndodhet në këtë pozitë për shkak të menaxhimit të kujdesshëm prej 27 vjetësh dhe njerëzve të kualifikuar që e drejtojnë në të gjithë rajonin.
Sot, Sigal ka mbi 1.5 milionë klientë të cilët ia kanë besuar pasurinë, jetën, shëndetin dhe gjithçka tjetër që ata kanë krijuar.”
Klima e besimit
SIGAL Insurance Group-i dëshmon sërish se ruan primatin në marrëdhëniet e besimit me klientët.
Me pagesat më të larta dhe mbulimin më të gjerë, është kompania më e besuar për të siguruarit dhe dëshmoi po ashtu se këtë besim vijon ta meritojë, sepse paguan dëmet dhe e mban fjalën, qëndron pranë klientit me dhjetra produkte të sigurimit: nga Teleshëndeti, AutoSOS, sigurimi i shtëpisë dhe i makinës, si dhe bashkëpunimi me spitalet më të mira në botë, duke u ofruar mbrojtje financiare për shëndetin klientëve të vetë, me sigurime që mbulojnë shpenzime spitalore në qendrat mjekësore më të mira të Botës deri në 1 milion euro.

