Politike
Në SPAK edhe Vangjush Dako, dëshmon për më shumë se tre orë
Një ditë më parë është thirrur në SPAK ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai ka dhënë sqarime për më shumë se tre orë në Prokurori, ndaj të cilit janë bërë kallëzime për shembjen e disa ndërtesave pas tërmetit që goditi vendin në nëntor të vitit 2021. Një nga kallëzimet është bërë nga banorë të një pallati me dyshimin se ka ndryshuar lejen e ndërtimit për një pallat nga 10 kate në 14 kate. Gazetari Ermal Vija raporton se një tjetër kallëzim tjetër është depozituar nga partia Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i Nëntorit.